Shqipëria

Ende tё bllokuara KZAZ-tё nё njёsitё 5 dhe 8


Ёshtё ndёrprerё nё orёt e para pas mesnate procesi i numёrimit nё dy KZAZ tё kryeqytetit.

Kjo ka ndodhur nё qendrёn e numёrimit numёr 38 tё Njёsisё 8 dhe asaj 35, tё Njёsisё 5.

Sipas burimeve kjo ka ndodhur pёr shkak se komisionerёt kanё deklaruar se ndihen tё lodhur. Mё tej ata kanё ndёrprerё procesin.

Janё numёruar aktualisht 36 kuti nga 50 nё total nё kёtё njёsi.

Partia Demokratike rezulton fituese deri mё tani mё 5 mijё e 570 vota, Partia Socialiste ka rrёmbyer 5 mijё e 424 vota dhe Lёvizja Sdocialiste pёr Integrim ka marrё 739 vota.

Nё ambjent ndёrkohё ndodhen uniformat blu.

Lajm në përditësim

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore