Sport

Emiri i Katarit për LGBTQ: Tifozët të respektojnë kulturën tonë


Katar do të jetë qendra e botës mes 21 nëntorit dhe 18 dhjetorit të këtij viti. Në vend do të mbahet Kupa e Botës. E para në histori që nuk mbahet në verë, për shkak të temperaturave të larta në Gadishullin Arabik.

Të drejtat e homoseksualëve janë ndër pikat më të nxehta në lidhje me Katarin. Kjo pasi vendi nga gjiri e ka të ndaluar me ligj diçka të tillë

“Ne presim dhe duam që njerëzit të respektojnë kulturën tonë ,” tha Emiri Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani në prani dhe të mbështetësve të LGBTQ.

Image processed by CodeCarvings Piczard

Në muajt e fundit, vendi ka qenë në qendër të polemikave pasi gjenerali, Abdulaziz Abdullah al-Ansari, kryetar i Komitetit Kombëtar Kundër Terrorizmit në Ministrinë e Brendshme dhe udhëheqësi i sigurisë së Katarit, tha se flamujt e ylberit në favor të lëvizjes LGBTQ mund të ndalohen në Kupën e Botës.

“Nëse një tifoz do të ngrejë flamurin e ylberit dhe unë do t’ia heq, nuk është sepse unë dua”m tha Al-Ansari.

“Nuk është një fyerje, por një gjest për ta mbrojtur atë, sepse nëse nuk e bëj këtë, dikush tjetër përreth mund ta sulmojë”.

“Nuk mund të garantoj për sjelljen e njerëzve të tjerë”, vijoi ai.

FIFA gjithashtu tha në fillim të muajit se “Hotelet që janë në listën zyrtare të akomodimit të rekomanduar të Kupës së Botës u kërkohet të mirëpresin mysafirët në një ‘mënyrë jodiskriminuese’ ose do t’u kërkohet të ndërpresin kontratën e tyre”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore