Lajme

Emiratet e Bashkuara Arabe: Pa dozë përforcuese nuk lejohen udhëtimet jashtë vendit


Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë njoftuar se do të ndalojnë qytetarët që nuk kanë inokuluar tre doza vaksinde që të udhëtojnë jashtë vendit.

Zyrtarët thanë se ndalimi i daljeve, i cili hyn në fuqi më 10 janar, nuk do të zbatohet për ata që janë të përjashtuar nga marrja e vaksinës.

Kjo është masa më e fundit e monarkisë arabe për të ndaluar rritjen e infektimeve.

Shumë vende vendosin kufizime të rrepta për personat e pavaksinuar përpara se të lejohen të hyjnë.

Më shumë se 90% e popullsisë në Emiratet e Bashkuara Arabe është vaksinuar plotësisht kundër Covid-19.

34% prej tyre kishin inokuluar një dozë përforcuese që nga 24 dhjetori, sipas të dhënave nga Our World in Data.

Studimet kanë zbuluar se doza përforcuese ofron mbrojtje më të mirë kundër variantit Omicron.

Rregullat e reja u njoftuan nga Autoriteti i Menaxhimit të Krizave dhe Fatkeqësive dhe Ministria e Punëve të Jashtme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore