
Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj po shijon suksesin e radhës në arenën ndërkombëtare, teksa së fundmi ajo u përzgjodh që të jetë pjesë e panelit të jurisë së kompeticionit të bukurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – “Miss USA 2023”.
Cunmulaj ka rezervuar vlerësimet më të larta nga organizatorët e evenimentit – këta të fundit, i kushtuan një postim të veçantë në mediat sociale modeles nga Mali i Zi.
“Na lejoni të mirëpresim modelen, filantropisten dhe sipërmarrësen Emina Cunmulaj–Nazarian në panelin e gjykimit të ‘Miss USA 2023’”, ishte mbishkrimi i vënë mbi imazhin e saj.
“Ajo themeloi Fondacionin Emina’s Hand, shërben si COO dhe anëtare e bordit në Fondacionin Fundjavë Ndryshe, mbështet edukimin përmes Fondacionit Nazarian Family, mban një vend në bord në Fondacionin Shëndetësor Baptist, duke promovuar me pasion filantropinë dhe mirëqenien e komunitetit”, shkroi tutje faqja zyrtare e “Miss USA” në Instagram.
“Miss USA” është një konkurs amerikan i bukurisë që mbahet çdo vjet që nga viti 1952 për të zgjedhur pjesëmarrësin nga Shtetet e Bashkuara në konkursin “Miss Universe”.
Përndryshe, Emina Cunmulaj-Nazarian vazhdon të jetë një supermodele e dëshmuar, derisa e njëjta filloi të popullarizohej që prej moshës 15-vjeçe, kur kishte fituar “Elite Model Look Jugosllavia” në vitin 2001.
Deri më tani, Emina ka bashkëpunuar me emrat më eminent në botën e modës – një listë me emra të tillë si: Dolce &Gabbana, Karl Lagerfeld e Jean Paul Gaultier.
Imazhi i Cunmulajt ka pasur shfaqje nëpër tabloide më reputacion botëror, si Vogue e Marie Claire, e plot të tjera.
Pos tjerash, Cunmulaj mbetet një figurë e spikatur edhe në Hardvard si dhe në Universitetin e Michingenit, vende ku ajo është e angazhuar për të dhënë leksione mbi filantropinë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Çfarë ndërhyrje estetike bëri Nicki Minaj pas “Met Gala 2022”?
-
Shakira e fokusuar në vepra të shtrenjta artistike në Art Basel Miami pas marrëveshjes në çështjen e taksave spanjolle
-
Inxhinieri dhe kujdestari maroken në garë për pasurinë e trashëgimtarit të Hermés
-
Rihanna, e 21-ta grua ‘selfmade’ më e pasur në botë – sa para merr ajo nga çdo biznes që ka?