Sport

Emery, tjetër emër për stolin e Manchester United


Klubi i Manchester United ka mbetur pa trajner, pas largimit të norvegjezit, Ole Gunnar Solskjaer.

Shumë emra të njohur në futbollin evropian janë përfolur për të marrë drejtimin e “djajve të kuq”, të cilët momentalisht po udhëhiqen nga trajneri i përkohshëm, Michael Carrick.

Emri i fundit që ka hyrë në listë për të marrë drejtimin e Manchester-it, është ai i trajnerit të Villareal-it, Unai Emery.

Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, Emery pëlqehet shumë nga drejtuesit e klubit anglez, të cilët donë t’ia besojnë punën e trajnerit për të ardhmen e klubit.

Megjithatë do të mbetet e vështirë kjo lëvizje, pasi që pak ditë më parë, Emery refuzoi stolin e klubit të Newcastle United, duke thënë se dëshiron të qëndrojë akoma te Villareal-i, për ta mbyllur projektin që kishin në fillim.

Por, një ofertë joshëse nga ana e Manchester-it, ndoshta do ta mund ta bindte trajnerin spanjoll për të ndryshuar skuadër.

Kujtojmë që Emery e udhëhoqi Villareal-in drejt titullit të Ligës së Evropës në sezonin e kaluar, duke mposhtur në finale pikërisht Manchester United, pas ekzekutimit tw penalltive.

Derisa, ai ka fituar edhe tre herë të tjera Ligën e Evropës me skuadrën e Sevilla-s.

Emra tjerë që po shikohen nga Unitedi janë: Zinedine Zidane, Mauricio Pochettino, Erik ten Hag, Brandan Rodgers dhe Rudi Garcia.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore