Lajme

Elon Musk “zgjidh” mosmarrëveshjen me Apple për “heqjen e Twitter nga App-Store”


Sipërmarrësi amerikan Elon Musk ka arritur të zgjidhë mosmarrëveshjen që kishte me gjigandin teknologjik “Apple” për heqjen e “Twitter” nga dyqani virtuali i aplikacioneve të produkteve iPhone.

Lajmi u bë i ditur nga e përditshmja britanike “The Guardian”, duke cituar një deklarate të Elon Musk.

Ai ka thënë se ka “zgjidhur” një keqkuptim me “Apple” lidhur me pretendimin e tij se Twitter po kërcënohej me heqje nga dyqani i aplikacioneve të iPhone.

Pronari i ri i Twitter-it postoi të mërkurën se ai kishte pasur një “bisedë të frytshme” me CEO-n e “Apple”, Tim Cook .

Cfarë ndodhi?

Të hënën e 28 nëntorit, Musk përdori llogarinë e tij në Twitter për të ndarë me përdoruesit se “Apple” do të hiqte Twitter-in nga dyqani i aplikacioneve  për arsye të paspecifikuara.

Drejtori Ekzekutiv i Tesla-s më pas pikënisi një seri publikimesh duke kritikuar “Apple” si dhe duke përfshirë politikën e saj për të marrë një ulje deri në 30 për qind nga shitjet e aplikacioneve.

Po një takim mes Musk dhe Cook duket se uli gjakrat.

Pretendimi i Musk se Apple po kërcënonte të hiqte Twitter nga dyqani i aplikacioneve të saj tregoi një thellim të problemeve financiare të platformës.

Drejtori ekzekutiv i Tesla-s ka pranuar tashmë se Twitter ka pësuar një “rënie masive të të ardhurave” për shkak të reklamuesve që ndaluan shpenzimet e tyre në platformë.

Kjo, duke reflektuar shqetësimet për një rritje të përmbajtjes së papërshtatshme në platformë pas blerjes nga Musk.

Udhëzimet e dyqanit të aplikacioneve të Apple deklarojnë se kompania nuk do të pranojë aplikacione që prodhojnë përmbajtje ose sjellje që nuk janë të përshtatshme.

Musk kohët e fundit postoi një prezantim të brendshëm që tregonte se numrat e përdoruesve ditorë të Twitter-it rriteshin mbi 250 milionë, krahasuar me pak më pak se 238 milionë në verë.

Musk, një i vetë-përshkruar “absolutist i fjalës së lirë”, ka rivendosur llogarinë e Donald Trump në Twitter dhe ka shpallur një amnisti për llogaritë e pezulluara përgjithmonë.

Gjithashtu këtë javë u bë me dije se Twitter nuk do të zbatojë më politikën e tij kundër keqinformimeve të COVID-19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore