Lajme

Elon Musk thotë se do të rrisë ‘dukshëm’ përfitimet e kujdesit ndaj fëmijëve në kompanitë e tij


Elon Musk thotë se do të rrisë përfitimet e kujdesit për fëmijët në kompanitë e tij si pjesë e misionit të tij për të trajtuar “krizën e nënpopullimit” që ai pretendon me vendosmëri se është “rreziku më i madh me të cilin përballet qytetërimi deri tani”.

Njeriu më i pasur në botë aktualisht drejton Tesla, SpaceX, Neuralink dhe The Boring Company – ai ishte gjithashtu gati të drejtonte Twitter-in derisa u përpoq të tërhiqej nga blerja prej 44 miliardë dollarësh, nga pakënaqësinë e bordit të kompanisë.

“Fëmijët ia vlejnë”, shkruan Musk. “Po planifikoj të rris përfitimet e kujdesit për fëmijët në kompanitë e mia. Shpresojmë që kompanitë e tjera të bëjnë të njëjtën gjë”.

Musk shton se Fondacioni Musk do të “dhurojë drejtpërdrejt edhe për familjet”, por është e paqartë se çfarë do të thotë saktësisht kjo. Musk thotë se do të ndajë më shumë detaje rreth këtyre planeve muajin e ardhshëm.

Siç theksohet nga Insajderi, Tesla aktualisht ofron deri në 16 javë pushim familjar me pagesë, si dhe mbulon deri në 40,000 dollarë për shërbimet e fertilitetit.

Musk: “Duke bërë më të mirën time për të ndihmuar krizën e nënpopullimit”, menjëherë pasi u shfaqën pretendimet. Musk, i cili aktualisht ka nëntë fëmijë ka bërë premtime të mëdha në përgjigje të postimeve në Twitter në të kaluarën – disa që ai i ka ndjekur dhe disa… jo aq shumë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore