Aplikacione

Elon Musk njofton se Twitter do të heqë llogaritë joaktive


Elon Musk, pronar dhe drejtor ekzekutiv i Twitter, njofton se do të heqë llogaritë joaktive si rezultat përdoruesit mund të vërejnë një rënie të ndjekësve.

Politika e Twitter kërkon që përdoruesit të hyjnë në llogarinë e tyre të paktën një herë në 30 ditë për të shmangur mbylljen e llogaris.

Kjo vjen pasi Musk “kërcënoi” të transferonte llogarinë e Radios Kombëtare Publike në Twitter te një kompani tjetër.

Në muajin e kaluar, Twitter hoqi shenjën e kaltër nga profilet e mijëra njerëzve, duke përfshirë të famshëm, gazetarë dhe politikanë të shquar.

Musk e bëri verifikimin e llogarisë pjesë të abonimit Blue të Twitter, një veprim që ai tha se do të adresonte problemin e llogarisë së botit të rrjetit social.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore