Stil

Elon (Musk) “ishte” në Mars para 69 vjetësh


Elon Musk

Një rastësi interesante është identifikuar në një libër fanta-shkencor ‘Projekti Mars’ të shkruar në vitin 1953 nga shkencëtari i NASA-s (ish krye-inxhinieri nazist) Wernher bon Braun, që flet për kolonizimin e planetit Mars nga ana e njerëzve.

Në këtë libër sci-fi përshkruhen kolonistët planetar të Marsit, por çka është interesante është emri ‘Elon’, gjë që ka ngritur spekulime dhe diskutime për miliarderin e Tesla-s, ikonën e SpaceX, njeriut që mban prospektin e së ardhmes për udhëtimin në hapësirë, Elon Musk.

Spekulimi është ngritur në nivel të lartë, sikur ka të bëjë me parashikim e përfshirjes së famshme aktuale të miliarderit dhe ndërmarrësit, Elon Musk, në eksplorimin e planetit Mars.

Në një përgjigje në Twitter Toby Li i shkroi Elon-it se: “kur jemi te fati, a e dini se libri ‘Projekti Mars’ i shkruar në 1953, i referohet një personi të quajtur Elon, i cili do t’i dërgoj njerëzit në Mars? E çmendur!” dhe në tweet-in e tij e bashkëngjiti një fotografi të librit.

Pjesë e librit ku shihet emri Elon

Elon Musk, i ktheu përgjigje duke e pyetur se “A jemi të sigurt se kjo gjë është e vërtetë?”

 

Kurse menjëherë përgjigjja tjetër pasoi nga ana e Pranay Pathole, i cili shkroi se “Po, e vërtetë është. Ky është një version i transkriptuar i librit të njëjtë…Por, Elon-i i referuar në libër nga Von Braun nuk është emër personi, por emër pozite, diçka sikur një president i zgjedhur në mënyrë meritokratike”.

 

Në foton e bashkangjitur nga Pranay Pathole, ku vepra është e përkthyer në gjuhën angleze (pjesa e hijezuar), shkruan se:

“Qeveria e Marsit drejtohej prej dhjetë njerëzve, dhe lideri i saj zgjedhjet nga votimi i përgjithshëm për pesë vite dhe merrte titullin ‘Elon’. Dy dhomat e parlamentit vendosnin ligjet për t’u administruar nga Eloni dhe kabineti i tij”.

Disa adhurues të librave dhe filmave sci-fi, dhe ndjekës të Elonit supozojnë edhe se ai ka ndërtuar një makinë udhëtimi në kohë, se krejt kjo është një lloj konspiracioni i llojit të vet.

Si mund të shpjegohet kjo ndryshe, thonë ata?

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore