Aplikacione

Elon Musk hedh poshtë YouTube


Youtube po kritikohet për shkak të dështimit për ndalimin e transmetimit të video të rreme në emër të Elon Muskit nga një sulm kibernetik, të cilët po mashtrojnë përdoruesit e këtij aplikacioni.

CEO i Tesla postoi një seri postimesh në Twitter për kompaninë, duke përfshirë një meme që tallet me YouTube dhe pretendonte se censuron gjëra të tilla si sharjet, por mbyll një sy ndaj reklamave mashtruese.

Ndërsa në anën tjetër nga kompania e Youtube bënë të ditur se po i largojnë nga platforma kanalet të cilat i transmetojnë videot.

Udhëzimet e YouTube inkurajojnë krijuesit të shmangin gjuhën që ajo e konsideron të papërshtatshme për qëllime reklamimi. Sajti thotë se redukton lejimin e krijuesve për të fituar para nga videot me “përdorim të shpeshtë të fjalëve vulgare”, por politika nuk zbatohet për videot.

Kriminelë po i vjedhin llogaritë e përdoruesve dhe po i shfrytëzojnë ato video për promovimin e dhurimit të rremë të kriptomonedhave.

BBC News i zbuloi dhjetëra video transmetime në vetëm katër ditët e para, video transmetime të cilat shikoheshin nga dhjetëra mijëra persona.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore