Sport

Elneny s’e di çfarë do të ndodhë, por e di çfarë do


Foto nga Getty: Arteta dhe Elneny

Mbetet ende e panjohur nëse mesfushorit egjiptian i është ofruar një kontratë e re, apo jo.

Megjithatë, Mohamed Elneny e ka shprehur dëshirën e tij që të qëndrojë me Arsenalin në Premier Ligë.

Elneny ka qenë pjesë e Revolveristëve tash e gjashtë vjet dhe përkundër se nuk tregoi nëse i është ofruar një kontratë e re, ai shprehu dëshirën e tij për të qëndruar.

“E kam thënë edhe më parë, nëse Arsenali më do, ky është kubi im, familja ime, por megjithatë nuk është vendimi im”, pohoi ai për Sky Sports.

“Më duhet t’i pres ata tek më thonë ‘Mo, të duam ende’”, pohoi ai në një intervistë për Sky Sports.

“Qysh nga dita e parë që kam qenë këtu, e kam ndjerë vetën si në familjen time. Është një klub i mrekullueshëm”.

Egjiptiani ka folur edhe për humbjen e dhimbshme nga rivalët lokalë, Tottenham Hotspur me rezultat 3-0.

“Kemi ekip të fortë për këdo në Premier Ligë. Ndeshja e kaluar nuk ndryshon gjë, kemi edhe dy lojë në këtë sezon dhe nëse i fitojmë përfundojmë në top-katër”.

Dy ndeshjet e ardhshme e përcaktojnë edhe nëse Arsenal do ta ruajë pozitën që çon në Ligën e Kampionëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore