Libra

Elliot Page njofton botimin e librit të parë, frymëzohet nga jeta personale


Elliot Page - Aktor

Aktori dhe producenti kanadez, Elliot Page është duke punuar në krijimin e një librit, në të cilin ai do të shkruajë për “marrëdhënien me trupin e tij” dhe “gropa që mund të jetë Hollywood”.

Kompania, “Flatiron Books”, njoftoi të enjten e 17 shkurtit, se libri i Page do të botohet vitin e ardhshëm dhe pos tjerash, autori do të zbulojë të vërteta nga jeta e tij si transgjinor.

Elliot Page.

“Historia e librit do të shpalosë gërmimin e marrëdhënies së Page me trupin e tij, përvojat e tij si një nga trans njerëzit më të famshëm në botë dhe do të mbulojnë shëndetin mendor, sulmin, dashurinë, marrëdhëniet, seksin dhe gropa që mund të jetë Hollywood-i”, tha kompania në njoftimin e saj.

Page, 34 vjeç, doli si transgjinor në dhjetor të vitit 2020. Ai u nominua për një çmim Oscar, për performancën e tij si adoleshente shtatzënë në filmin “Juno” të vitit 2007, dhe gjithashtu ka luajtur në “Inception” dhe “The Umbrella Academy”.

Kohë më parë, aktori kanadez në një intervistë me Oprah Winfrey , kishte thënë se operacioni kryesor kishte qenë “ndryshues” dhe “shpëtues i jetës”, si pjesë e tranzicionit të tij.

Elliot Page.

“Është, e dini, duke dalë nga dushi dhe peshqiri është rreth belit tënd, dhe ti po e shikon veten në pasqyrë dhe e sheh veten, çuditesh”, kishte thënë Page.

“Dhe nuk e kam momentin kur jam në panik, si opsion zgjidhjeje është të jem në gjendje të prek gjoksin tim dhe të ndihem rehat në trupin tim”, pati shtuar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore