Film

Eliza Dushku e ftuar në Shtëpinë e Bardhë – takohet me Joe dhe Jill Biden


Aktorja e njohur amerikane me origjinë shqiptare, së fundmi ishte mes personazhesh të ftuara në Shtëpinë e Bardhë, në Washtingon DC, pasi ajo bashkë me gra të tjera të Hollwood-it, kishin bërë denoncime të guximshme në lidhje me sulmet dhe ngacmimet seksuale.

Ndërkaq, një takim i tillë, sigurisht që aktorja shqiptare duket ta ketë mirëpritur, ndërsa nuk ka hezituar që lajmin ta ndajë me ndjekësit e saj në mediat sociale, duke bërë të ditur që ftesa i kishte ardhur nga një mision i veçantë i nisur nga Zonja e Parë e SHBA-ve, Jill Biden.

Fotografi e publikuar në Instagram nga Eliza Dushku.

“Ne ishim të ftuar në Shtëpinë e Bardhë nga Zonja e Parë, javën e kaluar për të marrë pjesë në nënshkrimin e Përfundimit të Arbitrazhit të Detyrueshëm për Ngacmimin Seksual dhe Ligjit për Sulmet Seksuale në ligj”, ka shkruar Dushku krahas fotografive me krerët amerikanë.

“Ky ligj i ri do t’i mbrojë gratë dhe burrat nga detyrimi nga klauzolat shtypëse, të padrejta, të fshehta në kontratat e tyre të punës, klauzola që mbrojnë abuzuesit/ngacmuesit përpara se të kryejnë veprimet e tyre të këqija. Kjo ka qenë praktikë standarde në industrinë e Hollywoodit dhe shumë të tjera për një kohë të gjatë”, ka shtuar ajo.

Ylli i filmit hit “Wrong Turn”, është parë të pozojë edhe pranë Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden dhe zëvendës presidentes, Kamala Harris, ndërsa një hap të tillë e ka quajtur “surreal” dhe ndër më domethënëset në jetën e saj.

Fotografi e publikuar në Instagram nga Eliza Dushku.

“Për mua, kjo ishte mbyllje dhe një fillim i ri. I papritur, surreal, përulës, vërtetues, një nga rolet më domethënëse në jetën/historinë time. Asnjëherë nuk e dini se çfarë mund të paraqesë universi”, ka shkruar Dushku.

“Kur dhimbja bëhet një shtytës për të ndihmuar të tjerët, kur kishte një hapje për të luajtur një rol të vogël në diçka shumë më të madhe se unë, unë ndiej një sasi të vogël kënaqësie të vërtetë dhe njëfarë paqeje të vërtetë”, ka shtuar ajo.

Mes tjerash, aktorja me origjinë nga Korça, ka thënë se Biden dhe Harris kanë pasur takime të veçanta me gratë pjesëmarrëse, ndërsa denoncimet e Dushkut dhe grave të tjera nga bota e artit, çuan në miratimin e projektligjit në Senat.

Fotografi e publikuar në Instagram nga Eliza Dushku.

“Presidenti Biden dhe zëvendës presidentja Kamala Harris folën dhe ndanë sinqerisht në një mënyrë shumë personale me mua dhe gratë e tjera të guximshme të pranishme. Ne ishim thirrur dhe erdhëm për të dëshmuar para Komitetit Gjyqësor të Kongresit të ShBA-së nëntorin e kaluar – gjë që çoi në miratimin e projektligjit në Senat, më pas në tryezën e Presidentit për nënshkrim të enjten”, ka shkruar, Eliza.

“Zonja e Parë dhe zëvendës presidentja nuk mund të ishin më të vërteta, të pranishme dhe më të hirshme. Kongresmenja Cheri Bustos dhe kolegët e saj në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatit nga të dyja anët e rreshtit, një ‘faleminderit’ të madhe nga zemra për udhëheqjen dhe guximin tuaj. Ju përmirësoni jetën me këtë legjislacion”, ka shkruar mes tjerash ajo.

Eliza Dushku.

Eliza Patricia Dushku është një aktore dhe producentë, e cila njihet më së shumti për rolin e saj në serialin dramatik të mbinatyrshëm “Buffy the Vampire Slayer” atë të serisë sëe dramës mbinatyrore “Fox Tru Calling” dhe serialin fantastiko-shkencor “Fox Dollhouse”, për të cilën ajo ishte edhe producente.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore