Kosova

Eliot Engel uron Kosovën dhe Izraelin


Kongresmeni amerikan, Eliot Engel, ka uruar Kosovën dhe Izraelin për zyrtarizimin e marrëdhënieve diplomatike.

Engel, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se është një ditë e mirë për të dy vendet.

“Urimet e mia më të ngrohta për shtetin e Izraelit dhe Republikën e Kosovës për krijimin e marrëdhënieve diplomatike”, uroi Engel.

“Kjo është një ditë e shkëlqyer për të dy vendet”, ka shkruar Engel, duke e shpërndarë  njoftimin për zyrtarizimin e marrëdhënieve diplomatike, që u realizua nëpërmjet një ceremonie virtuale.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi, të hënën kanë nënshkruar dokumentin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Njohja nga Izraeli vije pas nënshkrimit të marrëveshjes së 4 shtatorit në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore