Lajme

“Elektrosver” i ka dërguar të dhënat, por i ka dërguar gabim – KEDS do informacione shtesë


Kompania serbe Elektrosever e ka dorëzuar një draft më të dhëna të konsumatorëve tek Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë, por KEDS-i ka kërkuar të dhëna shtesë.

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu, ka konfirmuar për Albanian Post se KEDS-i i ka kërkuar komente shtesë Elektroserverit, “sepse nuk i kanë dorëzuar të dhënat e konsumatorëve si duhet”.

“E kanë dërguar një draft, por ne i kemi thënë që janë të papranueshme nga KEDS-i, cili i ka kërkuar të dhëna shtesë”, thotë Fejzullahu.

Ai theksoi se “jemi në pritje të dhënave shtesë”.

Me drejtuesit e Elektroseverit janë në komunikim edhe KEDS-i

“Ne jemi duke komunikuar që të çojmë të gjitha çështjet përpara”, ka theksuar Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS-it, për Albanian Post.

“Jemi në komunikim dhe duke diskutuar që të rregullohet kjo çështje”, shton ai.

Para dy javësh, Bashkimi Evropian njoftoi se Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe kompania serbe, Elektrosever, në Mitrovicën e Veriut, arritën marrëveshje teknike për zbatimin e Udhërrëfyesit për Marrëveshjen për Energjinë midis Kosovës dhe Serbisë, pas një varë vonesash nga Elektrosver.

Kështu, kompania serbe shpëtoi pa iu tërhequr licenca nga ZRRE për shkak të vonesave të vazhdueshme.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, sipas BE-së, Elektrosever ka dorëzuar te KOSTT-i të dhënat e konsumatorëve në veri, ashtu siç parashihet edhe me Udhërrëfyes.

Por, nga KEDS tregojnë se ato duhet të ri-dërgohen për shkak të mungesave të të dhënave.

Ndryshe, nëse Elektrosever vazhdon të mos respektojë afatet e pajtuara me udhërrëfyesin për implementimin e marrëveshjes për energjinë të arritur në Bruksel, atëherë Zyra e Rregullatorit të Energjisë e ka prapë mundësinë që t’ia tërheqë licencën, të cilën ia dha me 24 qershor.

Më 4 tetor, AP pati raportuar kur Elektrosever as pas 100 ditëve nuk i respektonte afatet e pajtuara me udhërrëfyesin për implementimin e marrëveshjes për energjinë.

Në faqen e vet zyrtare “Elektroprivreda Srbije” shkruan se është “një kompani e organizuar vertikalisht, e cila ka të drejta themeluese në dy filiale dhe tri ndërmarrje publike në Kosovë”.

Me afër 29 mijë punëtorë “Elektroprivreda Srbije” është kompania më e madhe në Serbi, në të gjitha llojet e industrive.

Certifikata e kësaj kompanie e regjistruar në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë thotë se aktivitet primar kjo kompani ka “Tregtinë e energjisë elektrike” dhe vetëm si aktivitet sekondar është dhënë “riparimi i pajisjeve elektrike”. Certifikata e kësaj kompanie e regjistruar në ARBK thotë se aktivitet primar kjo kompani ka “Tregtinë e energjisë elektrike” dhe vetëm si aktivitet sekondar është dhënë “riparimi i pajisjeve elektrike”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore