Lajme

Elektroseveri u takon biznesmenëve të Listës Serbe, serbet në Veri ankohen për marrëveshjen e energjisë


Ilustrim

Iniciativa qytetare “Mbijetesa serbe”, ka ftuar qytetarët e komunave veriore të Kosovës, të protestojnë kundër marrëveshjes së energjisë së nënshkruar në mes të Kosovës dhe Serbisë, me të cilën do të mundësohet faturimi i energjisë elektrike në katër komunat e Mitrovicës së Veriut.

Në një deklaratë për media, organizatorët kanë bërë thirrje “të gjithë qytetarëve të mendimit të lirë të bashkohen për të shprehur indinjatën e tyre kundër kësaj marrëveshjeje” të premtën e 24 qershorit në orën 19:00 te monumenti i “Car Lazarit”.

Lideri i kësaj iniciative qytetare, Aleksandër Arseniejviç, ka thënë për të përditshmen serbe “Danas”, se me marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel, ndikim kryesor në operatorin Elektrosever, do të kenë biznesmen nga Lista Serbe, siç është rasti me kompaninë private, MTS, që është pasardhëse e telekomit në Veri.

Duke vlerësuar se negociatat kanë qenë jo transparente, prandaj vendimi ka goditur qytetarët e papërgatitur, ai thotë se problemi ka mundur të zgjidhet ndryshe, sepse kështu Lista Serbe privatizon dhe monopolizon gjithçka në Veri.

“Problemi është se Kurti thotë se do të duhet të paguhen të gjitha borxhet dhe ne ende nuk e dimë se kujt do ta paguajmë, as kur do ta paguajmë rrymën, ka thënë Arseniejviç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore