Lajme

Elektrifikimi i makinave nuk ka gjasa ta shuajë kërkesën për etanol


Lëvizja globale nga qeveritë dhe prodhuesit e automjeteve për të nxitur elektrifikimin e makinave nuk do të thotë se etanoli nuk do të jetë si produkt.

Të paktën kështu thotë ekzekutivi i një prej prodhuesve më të mëdhenj në botë të biokarburanteve.

Dhe kjo është përtej kërkesës që do të vazhdojë të ekzistojë në vendet që prodhojnë biokarburantin dhe ku adoptimi i makinave elektrike shihet si më i ngadalshëm, si Brazili dhe India.

Ka industri që do të duhet të përdorin biokarburantet për të reduktuar emetimet ku elektrifikimi nuk është një opsion i realizueshëm.

E këtij mendimi është Paula Kovarsky, shefe e strategjisë në Raízen SA të Brazilit.

Kavarsky ka treguar se të ashtuquajturit sektorë “të vështirë” si transporti dhe aviacioni tregtar janë objektiva të forta për të ardhmen e biokarburanteve.

Ngjashëm janë edhe makinat elektrike që mund të përdorin qelizat e karburantit për shndërrimin e etanolit në hidrogjen për të lëvizur motorët elektrikë.

“Për prodhuesit e automjeteve, në të njëjtin model makine elektrike që do të kishte një bateri në Evropë ose SHBA, ata mund ta ndryshonin atë bateri për një qelizë karburanti në Brazil ose Indi dhe të përdorin etanol”, ka thënë ajo.

Kompani si Nissan, Toyota dhe Volkswagen janë ndër prodhuesit e makinave që zhvillojnë teknologjinë hibride që përdor etanolin për të prodhuar hidrogjen brenda makinës, gazin që nga ana tjetër do të ushqejë motorin elektrik.

Prandaj dhe ekspertët besojnë se kjo ka kuptim për vende si Brazili ku ka një sistem të gjerë të shpërndarjes së etanolit.

Por duke qenë se prodhuesit e makinave kanë plane globale prodhimi, ka dyshime nëse ata do të prodhonin makina për nevojat e rajoneve të veçanta.

Kovarsky e sheh potencialin që etanoli të përdoret në karburantin e qëndrueshëm të aviacionit ose si karburant për anijet, ku bateritë dhe elektrifikimi do të ishin të vështira për t’u përdorur.

Marrë nga “Reuters”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore