Shqipëria

Elbasan/ Bashkëshorti vret gruan e tij, plagos edhe dy persona


Një grua ka mbetur e vrarë të enjten e 6 majit, pasi u raportuan të shtëna me armë zjarri pranë Gjykatës së Elbasanit.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur mes një çifti ku bashkëshorti, K. B., 58 vjeç, ka qëlluar për vdekje gruan e tij, L. B., 54 vjeçe. Pasi vrau të shoqen, burri ka qëlluar edhe mbi një kalimtar të rastit, shtetasin G. T., duke e lënë të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën. I dëmtuar në dorë mbeti edhe shtetasi A. K., i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar për në banesë.

Arma e zjarrit e përdorur ishte tip kallashnikov dhe të një arme të ftohtë thikë.

Çifti ishte në proces divorci.

 

Njoftimi i policise së Elbasanit

Rreth orës 12:15, në afërsi të Gjykatës, shtetasi K. B., 58 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të bashkëshortes së tij, shtetases L. B., 54 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë edhe një kalimtar i rastit, shtetasi G. T., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu është paraqitur në spital, i dëmtuar në dorë, edhe shtetasi A. K., i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar për në banesë.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë ka bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e autorit, sekuestrimin e armës së zjarrit tip kallashnikov dhe të një arme të ftohtë thikë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore