Shqipëria

Elbasan/ Kapen në flagrancë 7 emigrantë ilegalë; dy trafikues në pranga, tjetri në kërkim


Shtatё emigrantё tё paligjshёm janё kapur nё flagrancё në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, pasi kishin kaluar kufirin nga Korça dhe po shkonin në Tiranë. Sipas njoftimeve të policisë, emigrantёt janё ndihmuar nga tre shtetas shqiptarё. Dy prej tyre, me inicialet N.N. 25 vjeç dhe A.L. 32 vjeç, janё arrestuar, ndёrsa tjetri A.D. 24 vjeç ndodhet nё kёrkim.

“Pas informacioneve të marra në rrugë operative se tre shtetas po transportonin nga Korça në drejtim të Tiranës, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kapën dhe arrestuan shtetasit N.N., 25 vjeç dhe A.L., 32 vjeç, të dy banues në Korçë. Si edhe është shpallur në kërkim policor shtetasi A.D., 24 vjeç, banues në Korçë”, ka shkruar policia.

Shtetasit janë kapur nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, duke transportuar 7 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 200 euro për person.

Shtetasit janë kapur nё flagrancё nga shërbimet e Policisë Vendore Korçё.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan dy automjete dhe tre aparate celularё.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore