Shqipëria

Elbasan, finalizohet operacioni “Kartëmonedha”, në pranga shtatë shtetas


Mesditën e sotme është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Kartëmonedha”. Në pranga kanë përfunduar shtatë shtetas, sepse hidhnin në treg kartëmonedha të falsifikuara.

Policia ka sekuestruar 1 milion e 580 mijë lekë me dyshimin se ishin të falsifikuara, dy automjete dhe nënte aparate celular.

Në deklaratën e publikuar nga Policia e Shtetit thuhet:

“Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, pas një hetimi disamujor, ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Kartëmonedha”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit”:

A. V., 50 vjeç, banues në Fier, B. M., 56 vjeç dhe I. H., 32 vjeçe, banuese në Librazhd
R. K., 48 vjeç, D. A., 20 vjeç dhe A. T., 30 vjeç, banues në Elbasan.
I. Ç., 27 vjeç, banues në Krujë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe kohore disamujore, kanë hedhur në treg dhe kanë përdorur kartëmonedha të prerjeve të ndryshme të dyshuara si të falsifikuara, në disa qytete, si Elbasan, Tiranë, Krujë, Fier etj.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore