Shqipëria

Elbasan: Arrestohen dy persona, njëri posedonte armë pa leje


Policia e Elbasanit, të enjten e 11 nëntorit, ka arrestuar dy shtetas për vepra të ndryshme penale.

Përkatësisht, shtetasi E. D., 31 vjeç, banues në Librazhd, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga policia kanë konstatuar një armë zjarri tip pistoletë, me fishekë.

Ndërsa shtetasi E. C., 22 vjeç, banues në Librazhd, i cili po qëndronte me 31-vjeçarin akuzohet për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Ndërsa 31-vjeçari akuzohet për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Ndërkohë arma e gjetur është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Këta të fundit i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore