Bota

El Salvador legalizon Bitcoin-in


El Salvador është bërë vendi i parë në botë që klasifikon zyrtarisht Bitcoin si monedhë ligjore.

Kongresi miratoi propozimin e Presidentit Nayib Bukele për të përqafuar kriptovalutën.

62 vota ishin pro nga 84 të mundshme të martën në mbrëmje.

Presidenti e quajti arritjen “historike” dhe u shpreh se “masa do ta bënte më të lehtë për emigrantёt dërgimin e parave në shtëpi.

Vendimi do tё hyj nё fuqi pas 90 ditёve, kanё raportuar autoritetet lokale.

Sipas ligjit tё ri çdo biznes duhet të pranojë Bitcoin si mjet ligjor për mallra ose shërbime.

Me pёrjashtim tё rasteve kur nuk ata nuk do tё jenё nё gjendje tё sigurojnё teknologjinë e nevojshme për të bërë transaksionin.

“Lëvizja do të hapë shërbime financiare për 70% tё shtetasve që nuk kanë llogari bankare”, ishte shprehur mё parё Presidenti Bukele.

Ekonomia e El Salvadorit mbështetet shumë tek dërgesat e parave, ose paratë e dërguara nga jashtë, të cilat përbëjnë rreth 20% të prodhimit të brendshëm bruto të vendit (PBB).

Më shumë se dy milionё salvadoreanë jetojnë jashtë vendit.

Megjithatё, ata vazhdojnë të mbajnë lidhje të ngushta me vendin e tyre të lindjes. Më shumë se 4 miliardё dollarë dërgohen çdo vit në El Salvador.

Në Twitter, disa vëzhgues financiarë dhe ligjorë e përshkruan ndryshimin e ligjit si një arritje të jashtëzakonshme.

Të tjerë ngritën shqetësime lidhur me paqëndrueshmërinë e kriptovalutës.

Ekspertët kanë paralajmëruar se mund të ndërlikojë çështjet me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN).

El Salvador po kërkon aty një program financimi me më shumë se 1 miliardё dollarë.

Votimi në Kongres ndodhi në të njëjtën ditë kur ish-Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha se e shihte Bitcoin si një “skemё mashtrim”.

Bitcoin një aset virtual pa lidhje të drejtpërdrejtë me ekonominë reale, ka parë luhatje të mëdha në vlerë ndër vite.

Shumica e bankave qendrore të botës po shikojnë mundësinë e krijimit të monedhave të tyre digjitale.

Në prill, Banka e Anglisë njoftoi se po shikonte mundёsinё e krijimit tё një monedhe digjitale.

Ajo do të ekzistojë së bashku me paratё aktuale dhe depozitat bankare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore