Lajme

El Salvador/ Gjenden 10 trupa në pronën e një ish-polici


Trupat e shtatë grave dhe tre fëmijëve u gjetën të varrosur në pronën e një ish-oficeri policie në El Salvador.

Zyrtar të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të vendin thanë së, Hugo Osorio Chavez Osorio, 51 vjeç, po hetohet për 13 vrasje dhe disa krime seksuale.

Sipas agjencisë prestigjioze të lajmeve, The Associated Press, ai u arrestua fillimisht të shtunën e kaluar, për vrasjen e një gruaje dhe vajzës së saj të rritur, për të cilën ai rrëfeu, sipas The Associated Press.

Ky arrestim erdhi pasi fqinjët në qytetin perëndimor të Chalchuapa-s telefonuan policinë dhe raportuan se kishin dëgjuar një grua duke thirrur për ndihmë.

Zyrtarët gjetën trupat e një gruaje 57-vjeçare dhe vajzës së saj 26-vjeçare në shtëpi, me shenja të abuzimit seksual.

Hetimet çuan në gërmime në vende të ndryshme të pronës. Mes trupave të gjetur ishin një vajzë 7-vjeçare dhe dy djem të moshës 2 dhe 9 vjeç.

Policia nuk sqaroi pse numri i vrasjeve që po hetoheshin ishte 13.

Disa nga njerëzit duket se janë vrarë rreth dy vjet më parë, shkroi Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Twitter.

Shtatë varre të tjerë të mundshëm janë ende duke u hetuar. Të paktën 25 persona konsiderohen të zhdukur në zonë.

Chavez Osorio ishte pushuar nga puna e tij si oficer policie në 2005-ën për sjellje agresive seksuale dhe kaloi pesë vjet në burg.

Bazuar në informacionet nga mediat lokal, prokurorët lëshuan urdhër-arreste për nëntë të dyshuar të tjerë të cilët mund të kenë vepruar si bashkëpunëtorë në 13 vrasje, përfshirë vrasjet e tetë grave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore