Futboll

El Clasico: Mendy vs Braithwaite, ishte penallti apo s’ishte?


El Clasico mbart të gjithë prizmin e ngjyrave – dhe jo vetëm. Rasti i ditës së shtunë (10 prill), ka shpikur një debat që ende nuk po sos.

Bëhet fjalë për momentin kur Ferland Mendy e kap Martin Braithwaite nga fanella dhe ai rrëzohet përtok. Faktori kreysor i këtij momenti që mund t’i kishte dhënë një gol Barcelona-s, i cili shpiku debat dhe acaroi lojtarët e Barça-s, është sepse gjyqtarët nuk u konsultuan me VAR-in, edhe pas një breshërie protestash nga i gjithë ekipi katalanas.

Real Madrid po udhëhiqtë lojën me rezultatin 2 – 0, falë golave të Karim Benzema dhe Tony Kroos në pjesën e parë.

Oscar Mingueza arriti të shënoi një gol për Blaugranasit në pjesën e dytë, gjë që rihapi mundësinë reale për të ekuilibruar rezultatin.

Minuta 84’ gjeti holandezin Braithwaite në sprint për të kapur topin e krosuar nga Jordi Alba brenda zonës së rreptësisë madrilene.

Pikërisht në këtë moment, ndërsa Braithwaite gjëmon topin dhe ishte fare pranë afër portës, mbrojtësi francez Mendy, e tërheq nga fanella dhe Braithwaite duket sikur humbet drejtpeshimin dhe rrëzohet mbi fushë.

I gjithë ekipi i Barça-s rrethon arbitrin duke iu lutur që t’i jepte një penallti por, përveç se nuk ia dha, arbitrat nuk u konsultuan as me VAR-in për ta kthjelluar tërërisht çështjen për të dyja palët.

“Është penallti dhe nuk ka pik dyshimi. Ai (Braithwaite) është zhdrejtuar nga ajo lëvizja dhe po vraponte, ndaj, është mjaft e lehtë të biesh nga ai pozicion. Të them të drejtën është foul idiot dhe aspak inteligjent në atë pozicion.

Nëse ata të dy do të ishin duke vrapuar në të njëjtin drejtim, situata do të ndryshonte por nuk qe ashtu… Ç’është edhe më e habitshme është se nuk u konsultuan aspak me VAR-in”, u shpreh Gonzalez për Cadena SER.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore