Sport

El Clasico, çfarë ndeshje…


Fitues të ndeshjes vendimtare të sezonit në La Liga, dalin mbretëroret e Zidane.

Në një ndeshje e ndarë në dy pjesë, secila që i takoi njërës skuadër.

Diferencën e bën ato që zakonisht e bëjnë në futboll, golat.

Në pjesën e parë, fati i mundësoi Barcelonës të pësoj vetëm dy gola.

Në pjesën e dytë, fati i mundësoi Real Madrid-it të pësoj vetëm një gol.

Ishte Benzema, ai që me një goditje të mrekullueshme me themër, shënoi për epërsinë e parë të Real Madrid-it.

Gjashtë minuta më vonë, Kroos, goditi një goditje dënimi e cila, me anë të dy devijimeve, dënoi Barcelonën.

Shtylla dhe Ter Stegen e shpëtoi Barcelonën pa pësuar të tretin.

Pjesa e dytë filloi tërësisht ndryshe, me Barcelonën që dominoi ndeshjen.

Blaugranët shënuan me anë të Mingueza-s, dhe deri në fund të ndeshjes ishin në gjysmën e fushës së Real-it.

Shtylla në pjesën e dytë, vendosi të jetë aleate e Real Madrid-it, duke i shpëtuar nga goli i barazimit në fund.

Pas Liverpool-it, Zidane në javën vendimtare mposhtë edhe Barcelonën.

Me këtë fitore, Real Madrid-i ngjitet në vendin e parë, me pikë të barabarta me Atletico-n që ka ndeshjen për të zhvilluar.

Barcelona mbetet një pikë prapa, në vendin e tretë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore