Futboll

El Chiringuito: “Juve ka kontaktuar Zidane”


“Juventus ka kontaktuar Zidane” – kjo është bomba indirekte që vjen nga Spanja, e hedhur gjatë programit “El Chiringuito de Jugones”. Sipas kolumnistit Eduardo Inda, afër qarqeve të Real-it, e ardhmja e Zizou është larg Madridit dhe kontaktet me drejtuesit e Juventus-it do të vazhdonin të ishin të shpeshta. Sezoni i Merengues ka qenë i luhatur deri më tani, pavarësisht nga tre fitore radhazi në La Liga, Real-i është i dyti në renditje, pesë pikë pas Atletico Madrid. Zidane, përkundër kontratës me klubin spanjoll që skadon në 2022, është në diskutim dhe mund të largohet nga Real në fund të këtij sezoni.

E ardhmja e Zizou varet gjithashtu nga rruga në Evropë, ku Real-i është në pritje të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Atalanta, planifikuar për 24 shkurt. E ardhmja e Zidane, sipas El Chiringuito, mund të ketë dy mundësi: Juventus ose stol i ekipit kombëtar francez, pasi federata ka shprehur vazhdimisht dëshirën për të kërkuar trajnerin e los blancos (të bardhët në shqip) si një zëvendësim për Didier Deschamps.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore