Shqipëria

Ekzekutoi kunatën, dënohet me burg të përjetshëm Dashamir Xhepa


Dashamir Xhepa është dënuar me burgim të përjetshëm pasi vrau kunatën e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shkurt të 2019-s.

Kujtojmë se Xhepa u arrestua në një hotel në Peshkopi, ndërsa efektivët e policisë ishin kamufluar si klientë.

Gruaja 49-vjeçare, L.Xhepa, u gjet e pajetë në liqenin e Sharrës në Tiranë. Ajo u qëllua me tre plumba në trup dhe më pas u hodh në liqen.

“Kishim konflikte për pronat pas ndarjes nga jeta e vëllait tim, ndaj e vrara”. Kjo ka qenë deklarata e Dashamir Xhepës e përdorur më herët para gjykatës./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore