Shqipëria

Ekstradohet nga Spanja shqiptari, pjesëtar i kartelës së drogës


Në kuadër të operacionit “Los Blancos” në Spanjë, i arrestuari shqiptar, me iniciale S.M., 37 vjeç, u ekstradua të mërkurën në mbrëmje, drejt Italisë.

Raportohet, se bashkë me shqiptarin, janë ekstraduar edhe 12 persona të tjerë, katër prej të cilëve janë italianë dhe tetë shtetas të tjerë të huaj.

Shqiptari, me inicialet S.M., ra në prangat e policisë, në shtator të vitit të kaluar. Ai ishtë pjesë e një karteli droge, që drejtohej nga një grup shqiptarësh, të quajtur “Kompania Bello”.

Ata transportonin sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut drejt Evropës.

“Kompania Bello”, u shkatërrua nga Prokuroria e Firencës. Ajo firmosi 30 urdhër arresti.

Prokuroria, i kishte nisur hetimet që prej vitit 2015. Kjo, erdhi pas një sherri në një lokal, në Firence të Italisë. Pasi, njëri prej të arrestuarve kishte një celuar të kompanisë Blackberry, në të cilën, u gjendën bisedat e trafikantëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore