Shqipëria

Ekstradohet nga Shqipëria në Tajlandë i dyshuari aziatik për mashtrim


I dyshuari i një bande të madhe mashtruese tajvaneze i ekstraduar nga Shqipëria ka mbërritur përsëri në Tajlandë.

Ai është figura e dytë e organizatës mashtruese të thirrjeve telefonike.

Kësaj here ai kthehet për t’u përballur me ndjekjen penale për mashtrim të kryer ndaj viktimave në Tajlandë dhe vende të tjera në Azi.

Kështu ka bërë me dije Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.

Zëdhënësi Prayut Petcharakhun ka zbuluar se prokurorët publikë dhe zyrtarët e Interpolit e kanë shoqëruar Tzu Yuan Kuo në udhëtimin nga Shqipëria.

Mësohet të kenë mbërritur në aeroportin “Suvarnabhumi” të mërkurën e 27 korrikut në mëngjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore