Kulturë

Ekspozita domethënëse “Edhe unë jam një vepër arti”


Kalaja e Tiranës së fundmi mirpret ekspozitën fotografike “ Edhe unë jam një vepër arti”,  në kuadër të 21 Marsit, Ditës Botërore të Fëmijëve me Sindromën Doën. Ajo është realizuar nga fotografja Soela Zani dhe ka nisur të marrë formë që para tetë vitesh. Ekspozita synon të kthejë vëmendjen e shtetit dhe jo vetëm nga këta fëmijë.

Protagonistë të kësaj ekspozite janë pikërisht ata në rolin e modelit/es duke pozuar për t’u shndërruar në personazhet e pikturave të famshme, si “Motra Tone”, “The Infant Samuel”, “Harriet Ann Seale”,  “Master John Heathcote”, “Child with Dove” etj.

Në Shqipëri numërohen afro 700 persona me sindromën doën, të cilët kërkojnë gjithëpërfshirje dhe lehtësira për nënat që lindin një fëmijë me këtë sindromë.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, incidenca e anomalive kromozomale në Shqipëri ishte 1.0 për 1000 lindje të gjalla për periudhën 2010-2016

Organizatorët e Fondacionit Down Syndrome Albania rrëfejnë se përmes kësaj ekspozite kanë si qëllim jo vetëm ndërgjegjësimin e njerëzve të thjeshtë që të mos bullizojnë, por në këtë prag zgjedhjesh edhe ndërgjegjësimin veçanërisht të politikëbërsëve.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore