Bota

Eksportet nga MB-ja drejt BE-së kanë rënë me 68%


Vëllimi i eksportëve që kalojnë nga portet e Britanisë së Madhe (MB) drejt Bashkimit Evropian (BE) kanë rënë me 68% në muajin janar duke e krahasuar me një vit më parë, si rezultat i probleme të shkaktuara kryesisht nga Brexit.

Kjo rënie e eksportit që kryhet me tragete përmes tunelit të Channel-it është raportuar  tek ministri i Zyrës së Kabinetit, Michael Gove nga Shoqata e Transportit Rrugor (SHTR).

Në letrën e dërguar, shefi ekzekutiv i SHTR-së , Richard Burnett, i tha ministrit që ai dhe zyrtarët “kanë paralajmëruar për disa muaj problemet. Kanë kërkuar ndërrmarrje të masave për të zvogëluar vështirësitë, por janë injoruar”.

Gjithashtu ai është shprehur se është e nevojshme rritja e numrit të personave që punojnë në doganë për të ndihmuar firmat për shkak të numrit të lartë dokumenteve me të cilat përballen eksportuesit.

“Përveç rënies së eksporteve me 68%, një përqindje e lartë e automjeteve rreth 65% deri në 75% e tyre që kishin ardhur nga Bashkimi Evropian janë kthyer bosh për shkak se disa kompani të MB-së kishin ndaluar përkohësisht eksportin drejt BE-së”.

Burnett tha se Gove i ka shkruar në whatsapp ku ka konfirmuar marrjen e letrës, por nuk ka kthyer përgjigje me shkrim në lidhje me çështjen.

“Sa herë që i kemi shkruar gjatë gjashtë muajve të fundit ai nuk është përgjigjur me shkrim”.

Eksportet në vitin 2019 nga MB-ja drejt BE-së ishin 294 miliardë paund, rreth 43% e gjithë eksporteve të Britanisë Madhe, ndërsa importet e Britanisë nga Bashkimi evropian ishin në shifrën 374 miliardë paund, rreth 52% e totalit.

Shumica dërrmuese e eksporteve në Be nga MB-ja kalojnë përmes porteve.

Si pjesë e marrëveshjes së Brexit, qeveria vendosi një periudhë gjashtë mujore që të mos vendos sanksione për importet.

Ekspertët  janë shprehur se vendi do të jetë në një situatë ku kërkon të dalë nga bllokimi dhe njëkohësisht Britania po vendos kontrolle të importeve nga BE-ja.

Javët e fundit qindar kompani të Mbretësrisë së bashkuar kanë vendosur ndalimin e eksporteve në BE ose krijimin e depove, filialeve brenda BE-së në mënyrë që të shpërndajnë mallrat më lehtë.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore