Lajme

Eksperti Izraelit flet për raportet ndërmjet Kosovës dhe Izraelit


Kosova dhe Izraeli mund ti avancojnë raportet në askeptin ekonomik, vlerëson Remi Daniel, ekspert në Institutin e Studimeve të Sigurisë Kombëtare në Izrael, gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë.

Kjo, pasi që raportet politike nuk mund të kenë përparim shumë të madh, për shkak të Pozitës së Kosovës, si jo antare në organizatat kryesore ndëkombëtare.

“Ekziston një rrugë e tretë për të kultivuar raportet që është zhvillimi dhe ekonomia. Ekzistojnë mundësi të shumta për kompanitë izraelite për agjencitë izraelite të zhvillimit dhe ndoshta kjo do të jetë rruga për Izraelin të zhvillojë raportet me Kosovën dhe ndoshta gjithashtu në bashkëpunim edhe me aleatët e rinj të Izraelit, siç janë Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat po ashtu po përfshihen gjithnjë e më shumë në Ballkanin Perëndimor”, thotë Daniel.

Sipas Daniel, hapja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem është e rëndësishme për Izraelin, pasi Kosova është vendi i parë me shumicë myslimane në botë që hap ambasadën në Jerusalem.

Po ashtu ky vendim i Kosovës ka edhe një mesazh të rëndësishme, pasi Kosova tregon se në politikën e jashtme nuk është e varur nga Turqia ose nga Bashkimi Evropian.

Për pyetjen se a ekziston ngjashmëri mes raporteve Kosovë-Serbi me ato mes Izraelit dhe palestinezëve, përgjigja e tij është “po”.

“Në rastin e Kosovës dhe Serbisë ekzistojnë ngjashmëri, pasi bëhet fjalë për faktin se çështja është për një territor relativisht të vogël, më shumë çështje kontestuese, konflikte, pastaj çështje të legjitimitetit, pra çështje që janë shumë të ndjeshme dhe që ngjallin shumë emocione në të dyja shoqërit” shton ai.

Ndërsa për temën e ndikimit të Kinës, Rusisë dhe Turqisë në Ballkanin Perëndimor, Remi Daniel thotë se Ballkani Perëndimor nga këto fuqi përdoret si urë lidhëse për Evropë

“Përpjekja e këtyre fuqive për të shtrirë ndikimin në Ballkan bëhet edhe për të ndikuar në Bashkimin Evropian. Këto tri fuqi çka dëshirojnë nga Ballkani Perëndimor, nuk është vetëm kontrolli i tyre, por edhe shfrytëzimi i tyre si një portë për në Evropë” ka shtuar Remi Daniel.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore