Lajme

Ekspertët e OBSH-së përfundojnë misionin në Kinë/ Amerika nuk e gjeti prejardhjen e virusit


Një grup ekspertësh të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Wuhan e përfunduan misionin e tyre duke mos e gjetur prejardhjen e coronavirusit. Kjo ka nxitur shumë kritika nga Washington-i.

Ekipi prezantoi rrugë të reja për të hetuar. Duke përfshirë propozimet e Kinës. Ku ata deklarojnë se virusi e ka origjinën jashtë shtetit ose mundësinë e përhapjes nëprëmjet ushqimeve të ngrira.

Një anëtar i ekipit i cili ishte pjesë e misionit të OBSH-së në Kinë, iu kundërpërgjigj kritikave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për hetimin.

Zoologjisti, Peter Daszak, ka postuar në median sociale Twitter, ku tha se presidenti i SHBA-së, Joe Biden, “duhet të duket më i ashpër me Kinën.”

Ai shtoi: “Ju lutemi mos u mbështetni shumë në inteligjencën amerikane. Ata duhet të shkëputen nga mënyra se si e ka ndërtuar punën Trump-i. Ky i fundit është i gabuar në shumë aspekte”.

Komentet e Daszak në Twitter lidheshin me një artikull mbi komentet e Departamentit të Shtetit të SHBA-së që hedhin dyshime mbi transparencën e bashkëpunimit të Kinës me misionin e OBSH-së.

Diplomacia e coronavirusit

Ekspertët e OBSH-së ecën në një “litar” diplomatik ndërsa kryenin hetimin e tyre në Wuhan.

Ish Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shpesh ia hidhte fajin Kinës për virusin. Ai përsëriti një teori të diskutueshme se virusi mund të ketë shpëtuar nga një laborator në Wuhan, gjë e cila u hodh poshtë nga ekipi i OBSH-së. Ata arritën në përfundimin se kjo ishte “jashtëzakonisht e pamundur”.

Ka pasur përplasje diplomatike mes SHBA-së dhe Kinës. Pasi OBSH-ja njoftoi se dy prej ekspertëve të grupit u ishte mohuar hyrja në Kinë në fillim të janarit 2021.

Gjatë të dhënave të një viti, ka pasur shqetësime në lidhje me qasjen e shkencëtarëve për shpërthimin dhe akuzat që Pekini minimizoi ashpërsinë fillestare të krizës së coronavirusit.

Ekipi i ekspertëve të huaj ra dakord që virusi me mund të jetë hedhur nga lakuriqët e natës në një specie të panjohur shtazore, përpara se të transmetohej te njerëzit.

Ky raport është shkruar pjesërisht me materiale nga Agence France-Presse (AFP).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore