Shqipëria

“Eksodi” në sytë e artistëve italianë


Në kujtesë të 30 vjetorit të eksodit të Shqiptarëve në vitin 1991 u përurua ekspozita “Eksodi”.

E kuruar nga Nicola Genco dhe e pozicionuar në qendër të Këshillit Rajonal, ekspozita u përurua nën tingujt e violonçelistit Redi Hasa. I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama bashkë me delegacionin shqiptar që përfaqësohet nga Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi.

Rajoni i Puglia-s, për të festuar sot 30-vjetorin e emigracionit shqiptar, organizoi një sesion të jashtëzakonshëm të Këshillit të Qarkut.

Gjatë konferencës së përbashkët për mediat italiane ishin të pranishëm, Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, Guvernatori i Rajonit të Puglia-s, Michele Emiliano, dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Më 7 mars, mbushen tridhjetë vjet nga dita kur në qytetin e Brindisi-t zbarkuan me dhjetëra anije. Në bord kishte 27 mijë shtetas shqiptarë, që vinin nga ana tjetër e Adriatikut.

Më vonë, pikërisht më 8 gusht të të njëjtit vit, 1991, edhe qyteti i Barit, me mbërritjen e anijes “Vlora”, pa 20 mijë shtetas shqiptarë që zbarkuan në brigjet e tij.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore