Shqipëria

Ekskluzive: Raporti sekret i CIA-s për shqiptarët gjatë dhe pas luftës së dytë botërore – si e shihnin amerikanët Xhafer Devën, Enver Hoxhën, Fadil Hoxhën dhe liderët e tjerë, kush ishte në anën e drejtë?


Albanian Post do të fillojë publikimin e një serie shkrimesh të bazuara në një raport të gjatë të vitit 1953 të CIA-s amerikane.

Raporti, i de-klasifikuar dekada më vonë, flet në detaje për situatën politike, ekonomike e sociale të shqiptarëve dhe në përgjithësi strukturat politike e ushtarake në Ballkan.

Si i shihnin amerikanët Enver Hoxhën, Fadil Hoxhën, Xhafer Devën, Bedri Pejanin e figurat të tjera të rëndësishme të kohës? Kush bënte luftën në krahun e duhur, sipas amerikanëve dhe cilat ishin motivet e secilit për angazhimin e tyre politik e ushtarak.

Dokumenti që do publikohet nga AP, është një tekst raportues, që përfaqëson mendimin e politikës amerikane të kohës për situatën e shqiptarëve.

Përmes raporteve të tilla do të formësohej më pas edhe politika e jashtme amerikane në këtë pjesë të botës.

Detaje të pa publikuar më parë dhe nuanca tejet interesante të zhvillime historike, të përpiluara në një raport objektiv për interesat e politikës së jashtme dhe të sigurisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Albanian Post do ta sjellë në disa pjesë të ndara përgjatë javës së ardhshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore