Shqipëria

Ekonomia shqiptare me performancë pozitive


Sipas treguesve fiskalë të katër-mujorit të parë të vitit 2021, ekonomia shqiptare po performon pozitivisht.

Të ardhurat në tërësi sipas një postimi të ministres së Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, kanë tejkaluar planifikimet. Kjo, me 5 miliardë lekë më shumë.

Për sa i përket shpenzimeve publike, ato kanë qenë në masën 99.3%. Pra, 1.1 miliardë lekë më pak nga plani.

Sipas ministres, kjo tregon më së miri angazhimin e qeverisë për realizimin e planit të të ardhurave dhe shpenzimeve.

Në krahasim me vitin 2020, ky katër mujor është më i suksesshëm. Vitin e shkuar, shpenzimet e tejkaluan nivelin e të ardhurave.

Ndërkaq deri më tani, niveli i shpenzimeve për vitin 2021 është më i ulët se ai i të ardhurave. Kjo, edhe pse me pak diferencë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore