Lajme

Ekonomia më e madhe e Evropës drejt recesionit


Ekonomia më e madhe e Evropës, Gjermania, tashmë mund të hyjë në recesion, pasi rritja ekonomike u ngadalësua disi në tremujorin e dytë.

Lajmi është raportuar nga kompania “Bloomberg”, duke iu referuar Shërbimit Federal të Statistikave të Gjermanisë.

Të premten, vendi raportoi se ekonomia zyrtarisht ngeci në tremujorin e dytë me rritje prej 7.3 për qind.

Megjithatë, kjo shifër rrumbullakoset dhe duke marrë parasysh të qindtat, rritja e PBB-së së vendit u ngadalësua me 0,04 pikë përqindjeje: nga 7,33 për qind në 7,29 për qind.

Agjencia parashikon se në tremujorin aktual, ekonomia gjermane do të shfaqë gjithashtu një ulje.

Kjo, për shkak të furnizimeve të kufizuara me gaz nga Federata Ruse, duke nxitur kompanitë dhe familjet të përgatiten për një deficit të mundshëm dimëror.

Ekonomistët nga “Credit Suisse” dhe “Deutsche Bank” parashikuan një ulje tremujore të PBB-së së vendit nga gjysma e dytë e vitit dhe të paktën deri në pranverë.

Zakonisht thuhet se një vend është në recesion kur produkti i brendshëm bruto bie për dy tremujorë radhazi.

Aktualisht, një në gjashtë kompani industriale në Gjermani planifikon të shkurtojë prodhimin ose të pezullojë pjesërisht punën për shkak të rritjes së kostove, përfshirë çmimet rekord të karburantit blu.

Përveç kësaj, mungesa e vazhdueshme e çipave do të ndalojë prodhimin në fabrikën e Mercedes-Benz javën e ardhshme dhe besimi i dobët i konsumatorëve mund të përkeqësohet nëse inflacioni mbetet i lartë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon se ekonomia gjermane do të rritet me 1.2 për qind këtë vit dhe 0.8 për qind në vitin 2023.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore