Shqipëria

Ekonomi: Italia partnere kryesore në mbështetjen e sektorit të bujqësisë


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi u takua ditën e mërkurë, në ambientet e ministrisë, me ambasadorin italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci.

Qёllimi i takimit ishte forcimi i bashkёpunimit dy-palёsh nё sektorin e bujqёsisё.

Ministrja e Bujqësisё dhe ambasadori italian diskutuan gjatë takimit fushat prioritare të bashkëpunimit.

Temë e diskutimit ishte po ashtu zhvillimi i projekteve të financuara nga qeveria italiane, të cilat pritet të kenë një impakt të madh në sektorin e bujqësisë.

Në fjalën e saj, ministrja Ekonomi, vlerësoi ndër të tjera mbështetjen e ambasadës italiane në forcimin e rolit të gruas fermere në bujqësi, përmes projektit GREAT.

Gjithashtu, Ekonomi nuk harroi të falenderojë mbështetjen e Italisë në Konferencën e Donatorëve pranë Bashkimit Europian dhe rikuperimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore