Lajme

Ekocidi si krim ndërkombëtar


Në gjyqet e Nuremberg-ut, të cilat filluan më 20 nëntor 1945, forcat aleate përndoqën kokat kryesore të nazistëve për mizoritë e kryera gjatë Holokaustit dhe Luftës së Dytë Botërore.

Midis akuzave që rëndonin kundrejt tyre ishte diçka që, vetëm katër vjet më parë, Winston Churchill e kish quajtur “një krim pa emër”: gjenocid, asgjësim i qëllimshëm i një grupi njerëzish.

Termi dhe një konventë kundrejt saj u miratuan zyrtarisht nga Kombet e Bashkuara.

Gjysmë shekulli më vonë, kjo është një nga katër krimet e dënueshme nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (së bashku me krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe krimin e agresionit).

Tani ekziston një nismë për të përmendur një tjetër koncept si krim ndërkombëtar – shkatërrimi i ekosistemeve dhe mjedisit, i njohur gjithashtu si “ekocid”.

Në nëntor të vitit të kaluar, një grup avokatësh ndërkombëtarë nisën të përcaktonin zyrtarisht ekocidin.

Paneli bashkëkryesohet nga Philippe Sands, një avokat i cili ka shkruar një libër rreth sjelljes së nazistëve para drejtësisë dhe Dior Fall Sow, një ish-prokuror ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara.

Ky panel pritet të përcaktojë publikimin e draftit të tij në qershor. Pas kësaj, ata shpresojnë, se do të propozohet dhe përfundimisht do të miratohet si një ndryshim në Statutin e Romës, i cili rregullon punën e ICC-së.

Nëse ndodh kështu atëherë ekocidi do të jetë i ndjeshëm ndaj të gjitha zhgënjimeve dhe kufizimeve që minojnë përpjekjet për të ndaluar krimet e tjera ndërkombëtare. Por, kjo mund të shënojë gjithashtu një pikë kthese në mënyrën se si kuptohet marrëdhënia midis njerëzve dhe botës natyrore.

Ndërsa ekocidi ka tërhequr vëmendje kohët e fundit, ajo mbetet një ide që është hedhur për shqyrtim ndër dekada. Ecocidi u prezantua për herë të parë nga profesori i biologjisë Arthur W. Galston në vitet 70-t gjatë Luftës së Vietnamit.

Ai protestoi në mënyrë aktive për përdorimin e kimikatit portokalli ose “Agent Orange” nga ushtria amerikane. Ky kimikat u hodh për të shkatërruar gjelbërimin dhe të korrat e trupave armike.

Shkatërrimi mjedisor ka ndodhur shpesh gjatë konflikteve njerëzore, ku një shembull modern është Lufta e Gjirit 1991. Atëherë, forcat Irakiane i vendosën zjarrin fushave të naftës ndërsa tërhiqeshin nga Kuvajti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore