Futboll

Ekipi i njohur nga Serie C, njofton numër rekord të prekurish me Covid-19


Carpi F.C. 1909, ekipi që militon në Serine C italiane, ditën e sotme në një deklarat zyrtare ka njoftuar se numri i të prekurve me Covid-19 në klub ka arritur numrin e 37 personave.

Ekipi nga provinca e Modena-së, në njoftimin e saj, deklaron se, tamponët që kanë rezultuar pozitiv, ditën e sotme janë tre dhe në total janë 37 dhe të gjithë antarët e klubit janë në izolim të plot. Klubi ka pastruar mjediset e tij, sipas protokolleve shëndetësore në fuqi.

Ndërkohë, ndeshja e radhës në kampionat për Carpi-n është më 10 janar 2021, ndeshje që duke parë numrin e të prekurve, me shumë mundësi do të shtyhet për një datë tjetër./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore