Sport

Ekipet më të trofeshme në Europa League


Mbrëmjen e kaluar, skuadra e Eintracht Frankfurt arriti të triumfojë në Ligën e Evropës, duke i mposhtur skocezët e Rangers pas ekzekutimit të penalltive.

Ky ishte titulli i dytë i gjermanëve në historinë e klubit të tyre, ku të parin e kishin fituar në vitin 1980.

Gjithashtu titulli i fituar në mbrëmjen e së mërkurës, ishte i 50-ti që kur kjo garë u quajt UEFA Cup, e pastaj që nga viti 2009 quhet Europa Leauge.

Eintracht Frankfurt

Mirëpo, kush janë ekipet që kanë më së shumti trofe në garën e dytë më të rëndësishme për klube në Evropë?

Vendin e parë e mban Sevilla, të cilët kanë arritur ta çojnë lart trofeun në gjashtë raste. Periudha më e suksesshme e tyre ishte në sezonet 2014 deri më 2016 ku spanjollët fituan tre herë rresht trofeun.

Vendi i dytë në këtë klasifikim sjellë katër skuadra të cilët kanë fituar nga tre tituj.

Ekipet italiane, Inter dhe Juventus, si dhe Liverpool e Atletico Madird kanë fituar nga tre herë Ligën e Evropës.

Ndërsa nga dy herë në historinë e tyre kanë arritur të triumfojnë:

Borussia Monchengladbach, Tottenham Hotspur, Real Madrid, Goteborg, Parma, Feyenoord, Porto, Chelsea dhe Eintracht Frankfurt.

Sevilla

Kurse nga një herë në historinë e tyre, këtë kupë të rëndësishme kanë arritur ta fitojnë:

Manchester United, Ajax, Anderlecht, PSV Eindhoven, Ipswich Town, Bayer Leverkusen, Napoli, Bayern Munich, Schalke 04, Galatasaray, Valencia, CSKA Moscow, Zenit, Shakhtar Donetsk dhe Villarreal.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore