Sport

Ekipet më të ndjekura në platformat televizive gjatë këtij sezoni në Serie A


Juventus-i është skuadra më e shikuar në Serie A sipas shifrave të publikuara nga shpërndarësit e OTT DAZN, me Milan-in në vendin e dytë dhe Inter-in në të tretin.

34 milionë e 999 mijë e 768 shikues janë akorduar për të parë ndeshjet e ligës së bardhezinjve deri më tani këtë sezon, apo aktualisht janë mesatarisht 1 milionë e 296 mijë e 288 shikues për ndeshje.

Ndërsa, kampionët në fuqi të Italisë, Milan-i janë në vendin e dytë dhe njëkohësisht klubi i dytë që ka mesatarisht mbi një milionë shikues për ndeshje.

29 milionë e 198 mijë e 532 shikues i kanë ndjekur kuqezinjtë deri më tani në këtë sezon në platformat televizive, apo mesatarisht një ndeshje e kanë shikuar 1 milion e 81 mijë e 427 shikues.

Vendi i tretë në këtë klasifikim i takon Inter-it, duke tërhequr 995 mijë e 89 shikime sa herë që del në fushë.

Roma e Jose Mourinho-s nuk është shumë prapa Nerazzurrëve, duke tërhequr një mesatare prej 933 mijë e 389 shikueshmërie çdo ndeshje.

Më pas vijnë liderët e shkëputur të ligës, Napoli, të cilët çuditërisht renditen vetëm në vendin e pestë në listë me 932 mijë e 405 për lojë, pavarësisht formës së tyre magjepsëse dhe markës tërheqëse të futbollit nën drejtimin e Luciano Spalletti-t.

Pjesa tjetër e dhjetë skuadrave më të njohura të Serie A nga shikuesit përbëhet nga Lazio në të gjashtin, Atalanta në të shtatën, Fiorentina në të tetën, Torino në të nëntën dhe Sampdoria që po lufton për mbijetesë, është në venidn e 10-të.

Në anën tjetër të tabelës, Empoli është renditur si skuadra më pak e njohur për t’u parë, me Hellas Verona-n dhe Spezia-n.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore