Lajme

Eichhorts: Politika përçarëse në BeH të ndalojë menjëherë


Drejtoresha e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm në Evropë, Angelina Eichhorst

Drejtoresha e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm në Evropë, Angelina Eichhorst ka biseduar përmes telefonit me krerët e partive politike në Bosnje dhe Hercegobvinë, Milorad Dodik, Bakir Izetbegoviç dhe Dragan Çoviç, si dhe me Ministrin e Jashtëm të BeH-së, Biser Turkovic.

Ajo shprehu shqetësim e saj “të fortë” ndaj BE-së për situatën politike dhe u bëri thirrje krerëve të punojnë së bashku me më shumë energji dhe të përqëndrohen në gjetjen e zgjidhjeve, nëpërmjet dialogut, kompromisit dhe kthimit të plotë në institucionet e BeH-së.

Ajo theksoi nevojën për të ndaluar “retorikën dhe veprimin përçarës dhe provokues”.

Kjo i referohet edhe rishqyrtimit të unitetit, sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit.

Drejtoresha Eichhorst përsëriti angazhimin e qartë të Bashkimit Evropian dhe mbështetjen e BE-së për perspektivën e Bosnjë-Hercegovinës si një shtet i vetëm, i bashkuar dhe sovran, duke theksuar se një marrëveshje e hershme për reformën kushtetuese dhe zgjedhore është e një rëndësie të madhe.

Bisedimet i paraprinë një vizite të përbashkët të drejtoreshës Eichhorst në Bosnje dhe Herzegovinë me të dërguarin e posaçëm të ShBA-së për reformën zgjedhore në BeH, Mathew Palmer nga 27 deri më 30 tetor, tha delegacioni i BE në BiH.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore