Bota

Egjiptiologёt zbulojnё “qytetin e artё” tё varrosur nёn rёrё/Gjetja më e rëndësishme që prej varrit të Tutankhamun


Një mumje antike e zbuluar gjatё kёrkimeve nga arkeologu egjiptian Zahi Hawass dhe ekipi i tij në një nekropol, të datuara rreth 3000 mijë vjet më parë, e diel, 17 janar, 2021, Saqqara, në jug të Kajros, Egjipt. (Foto AP / Nariman El-Mofty)

Egjiptologu i njohur Zahi Hawass thotë se një qytet 3 mijё vjeçar u zbulua pranë Luxor, shtëpi e Luginës legjendare të Mbretërve.

Arkeologët zbuluam mbetjet e një qyteti antik në njё shkretëtirë jashtë Luxor, ku sipas tyre flitet pёr qytetin “më tё madh” tё gjetur ndonjëherë në Egjipt.

“Qyteti daton që nga epoka e artë e faraonëve 3 mijё vjet më parë”, u shprehёn arkeologёt.

Zbulimi i qytetit antik tё varrosur për mijëvjeçarë nën rërë, thuhet se është një nga gjetjet më të rëndësishme që nga zbulimi i varrit të Tutankhamun.

Lajmin e tij e bёri tё ditur egjiptiologu Zahi Hawass.

“Qyteti është 3 mijё vjet i vjetër, daton në mbretërimin e Amenhotep III duke vazhduar nё atё tё Tutankhamun dhe Ay”, thotё Hawass.

Gjatё kёrkimeve u zbuluan bizhuteri tё tilla si unaza, hajmali, enё qeramike me ngjyra, tulla balte që mbajnë vula të Amenhotep III.

“Misione tё shumta ishin zhvilluar mё pёrpara me qёllim zbulimin e qytetit antik, tё cilat kishin rezultuar tё pasuksesshme”, shkruan Al Jazeera.

Ekipi filloi gërmimet në shtator tё vitit 2020, midis tempujve të Ramses III dhe Amenhotep III pranë Luxor, rreth 500 km në jug të kryeqytetit Kajro.

Pas shtatë muajsh gërmimesh, u zbuluan disa lagje, përfshirë një furrë buke të plotë me furra dhe qeramikë magazinimi, si dhe rrethe administrative dhe banimi.

Arkeologët thonë se Amenhotep III trashëgoi një perandori që shtrihej nga Eufrati në Sudan dhe vdiq rreth 1354 para Krishtit.

Ai drejtoi për gati katër dekada, një mbretëri e njohur për bollëkun e saj dhe madhështinë e monumenteve të saj, duke përfshirë Kolosët e Memnon, dy statuja masive prej guri pranë Luxor që përfaqësojnë atë dhe gruan e tij.

Bryan tha se qyteti “do të na japë një vështrim të rrallë në jetën e Egjiptianëve të Lashtë në kohën kur Perandoria ishte në periudhёn e saj tё lulёzimit”.

Ekipi tha se ishin optimistë se do të zbuloheshin zbulime të mëtejshme të rëndësishme, duke vënë në dukje gjetjen e disa grupeve tё varreve të ngjashme me ato në Luginën e Mbretërve.

Pas viteve të paqëndrueshmërisë politike lidhur me një revoltë popullore në vitin 2011, e cila i dha një goditje të rëndë sektorit kryesor të turizmit të Egjiptit, vendi po kërkon të kthejë vizitorët, në veçanti duke promovuar trashëgiminë e tij antike.

Javën e kaluar, Egjipti transportoi nga muzeu Portreti Egjiptian në Muzeun e ri Kombëtar të Qytetërimit Egjiptian nё Kajro mbetjet e mumifikuara të 18 mbretërve antikë dhe katër mbretëreshave.

Midis 22 trupave ishin dhe ato të Amenhotep III dhe gruas së tij Mbretëresha Tiye.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore