Bota

Egjipti kërkon mbështetje ndërkombëtare, për mega-digën e Etiopisë


Egjipti iu është drejtuar Këshillit të Sigurimit, të Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe Asamblesë së Përgjithshme, të martën e 14 prillit, për të kërkuar mbështetje ndërkombëtare në mosmarrëveshjen mbi mega-digën që Etiopia po ndërton në Nilin e Kaltër.

Autoritetet e Kajros, i kanë bëri thirrje OKB-së që të të hartojë një marrëveshje ligjore, detyruese, për zgjidhjen e krizës së digës, në Etiopinë së Madhe.

Ministri i Jashtëm egjiptian, Sameh Shoukry, dhe sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, gjatë një bisede telefonike kanë diskutuar rreth konfliktit të tyre.

Ministri i Jashtëm tu shpreh i gatshëm për të arritur një marrëveshje, ligjërisht të detyrueshme, mbi funksionimin dhe mbushjen e digës.

Ai paralajmëroi se rrezikohej mbushja e njëanshme e digës së Addis Ababa, korrikun e ardhshëm, para se të arrihet marrëveshja detyruese. Duke theksuar se do të ndikonte në “sigurinë dhe stabilitetin rajonal”.

Shoukry, theksoi rëndësinë e angazhimit të OKB-së dhe agjencive të saj, për të nxitur rinisjen e negociatave dhe arritjen e marrëveshjes së dëshiruar. Ndërsa ka përjashtuar pjesëmarrjen e Bashkimit Afrikan në misionin e saj.

Sipas deklaratës së ministrisë së jashtme, Shoukry i ka dërguar disa letra Guterres, presidentëve të Këshillit të Sigurimit dhe Asamblesë së Përgjithshme, për të kërkuar qarkullimin e tyre si dokument zyrtar.

Ndërtimi i Digës

Etiopia filloi ndërtimin e digës, të gjatë 1.8 kilometra, në vitin 2011.

Kjo u pa si çelës për zhvillimin e saj ekonomik dhe gjenerimin e energjisë.

Zyrtarët e Egjiptit kanë frikë se diga do të rrezikojë furnizimet me ujë të Nilit, ndërsa Sudani është i shqetësuar për sigurinë e digës dhe uji rrjedh përmes digave të veta dhe stacioneve të ujit.

Të dy vendet theksojnë nevojën për të arritur një marrëveshje detyruese dhe gjithëpërfshirëse që garanton të drejtat dhe interesat e të tre vendeve.

Addis Ababa përfundoi në korrik të 2020-së, fazën e parë të mbushjes së rezervuarit, në përgatitje të funksionimit të tij.

Raundi i fundit i bisedimeve midis tre vendeve në Kinshasa përfundoi në fillim të këtij muaji pa përparim të bërë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore