Lajme

Egjipt, plagosen 100 persona pasi treni doli nga shinat


Ministria e Shëndetësisë në Egjipt, ka deklaruar se 97 persona u plagosën të dielën e 18 prillit, kur disa vagona të trenit dolën nga shinat në provincën Qalioubia të Egjiptit në veri të Kajros.

Më shumë se 50 ambulanca mbërritën në vendin e ngjarjes dhe zhvendosën të plagosurit në tre spitalet më të afërta.

Disa media lokale raportojnë se disa njerëz ishin vrarë në aksident.

Më herët në mars, të paktën 20 njerëz mbetën të vdekur dhe gati 200 të tjerë u plagosën kur dy trena u përplasën pranë Tahta-s, rreth 440 km (275 milje) në jug të Kajros.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore