Sport

EFL Cup rikthehet me raundin e 1/8, Arsenal-i dhe Chelsea kërkojnë kualifikimin


EFL Cup ose Carabao Cup rikthehet me ndeshjet e fazës së 1/8. Tre ndeshje do të luhen këtë të martë. Arsenal-i dhe Chelsea do të kërkojnë kualifikimin në fazën tjetër. Përballjet do të luhen duke filluar nga ora 20:45.

Mes skuadrave që do të zbresin në fushë janë katër nga Premier League, që përballen mes tyre, një nga Championship dhe një nga League One.

Në “Emirates Stadium”, Arsenal-i i Mikel Arteta-s do të presë Leeds United. “Topçinjtë” edhën në këtë raund pasi më herët eleminuan Wimbledon-in (3-0) dhe West Brom-in (6-0). Leeds-i mbërriti në këtë fazë pasi më herët kishte eleminuar Fulham-in (6-5) dhe Crewe-n (3-0).

Chelsea do të përballet në “Stamford bridge” me Southamton-in e Armando Brojas. Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, sipas mediave britanike pritet të mos jetë pjesë e kësaj sfide, pasi skuadra e Chelsea-t i ka vendosur klauzolë që të mos luaj kundër tyre.

Blutë e Londrës mërritën në këtë raund pasi më herët kishin eleminuar Aston Villa-n (5-4). Southampton-i më herët ka eleminuar Sheffield United (6-4) dhe Newport-in (8-0).

Përballja tjetër do të jetë mes QPR-se nga Championship-i dhe Sunderland-it nga League One. Vendasit mbërritën në këtë raund pasi eleminuan Everton-in (10-9), Oxford United (2-0) dhe Leyton Orient-in (6-4). Sunderland-i eleminoi Wigan-in (2-0), Blackpool-in (3-2) dhe Port Vale-n (2-1).

Të mërkurën do të luhen përballjet e tjera të raundit të 1/8 në EFL Cup:

Preston North End – Liverpool

West Ham – Manchester City

Burnley – Tottenham

Leicester – Brighton

Stoke City – Brentford

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore