Sport

EFL Cup/ Chelsea gjunjëzon Tottenham-in në gjysmëfinalen e parë


Ka përfunduar gjysmëfinalja e parë e EFL Cup mes Chelsea-t dhe Tottenham-it. Blutë kanë arritur një fitore në shifrat 2-0 në “Stamford Bridge”.

Të dyja pjesët e lojës flisnin për djemtë e Thomas Tuchel-it. Të besuait e Antonio Conte-s, në pjesën e parë të takimit ishin pothuajse inekzistent në fushë.

Golat e fitores së Chelsea-t do të vinin të dy në pjesën e parë. Sfida u zhbllokua që në minutën e pestë, pasi gjermani, Kai Havertz-i e dërgoi në rrjetë topin e dhuruar nga Marcos Alonso.

Në minutën e 35, mbrojtja e Tottenham-it nuk e largon siç duhet një harkim në zonë të topit, me këtë të fundit që përfundon në rrjetë. Ben Davies-i është i pafat, pasi ishte ai që e kishte prekur i fundit topin, duke shënuar autogol.

Në pjesën e dytë, që përsëri fliste më shumë për Chelsea-n, pati raste, por jo gola të tjerë. Kështu kjo sfidë u vulos me dy golat e pjesës së parë.

Ndeshja e kthimit mes dy skuadrave do të luhet më 12 janar në stadiumin e Tottenham-it. Por, më parë të dy skuadrat do të kenë nga një përballje në kupën tjetër atë FA. Chelsea pret Chesterfield-in dhe Tottenham-i pret Morecambe-n.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore