Efektivi shqiptar i arrestuar në Greqi, Balla thotë se është përjashtuar që prej 2 gushtit nga Policia

Një efektiv shqiptar policie është arrestuar në Greqi, pasi ai ishte vënë në kërkim nga Italia për trafik droge dhe ishte i skeduar në listën e Interpolit.
Bëhet fjalë për Amarildo Kuretën, 32 vjeç, i cili punonte prej disa vitesh në Drejtorinë vendore të Policisë Berat, ku ishte pjesë e efektivëve të Forcave Operacionale në këtë drejtori.
Megjithatë, sipas ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, Kureta ka qenë i përjashtuar nga Polica që prej datës 2 gusht dhe nuk ishte më në detyrë.
Mësohet se Kureta kishte marrë lejen vjetore dhe ishte nisur për pushime, por sapo ka hyrë në doganën greke ai është prangosur. Burimet zyrtare të DVP Berat konfirmojnë se nuk kanë pasur asnjë njoftim nga Interpoli se efektivi i tyre ishte person “i shpallur në kërkim” për trafik droge.
Kureta ishte shpallur në kërkim nga shteti italian, ku akuzohet për trafik droge, pas hetimeve disa vjeçare dhe kriptimeve të bisedave telefonike mes efektivit dhe një rrjeti të strukturuar krimi në fushën e narkotikëve.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ministeriali është një mundësi për të diskutuar mbi zhvillimin ekonomik, thotë Mete
-
Zgjedhjet në Kukës/ Celibashi falënderon të gjithë votuesit për vlerat e treguara
-
Mbeten të bllokuar një grup turistësh të huaj në Kanionin e Langaricës
-
Tjetër operacion antidrogë në Shqipëri, asgjësohen mbi 5 mijë bimë kanabis