Aplikacione

Efektet speciale në mesazhet e Instagram-it


Në mesazhet e dërguara në platformën Instagram, mund të shtohen efekte speciale sipas dëshirës së përdoruesit.

Përditësimet e fundit në software, ku Facebook ka shkrirë Messenger me mesazhet direkte në Instagram, ofrohet vendosja e ngjyrës së personalizuar të  mesazheve.

Secili nga përdoruesit mund të shtojë efektet speciale të mesazheve direkte në Instagram nëpërmjet gjashtë hapave.

Sipas faqes së teknologjisë, Gadgets 360°, fillimisht duhet siguruar se në aparatin telefonik është instaluar versioni i ri. Pas hapjes së një nga bisedave të bëra duhet shtypur opsioni “Magnifier” i cili ndodhet në të majtë në krahë të fushës ku futet teksti.

Me shfaqjen e katër efekteve, duhet shtypur “Tap and Choose” te efekti i përzgjedhur. Më tej, hapi i fundit që mbetet për t’u bërë është realizimi i këtyre hapave të mëparshëm kur dërgohet mesazhi./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore